Interi ka lënë për një natë futbollin dhe është bërë pjesë e botës së modës në “Milano Fashion Week”.
Benjamin Pavard, Hakan Calhanoglu dhe futbollistja e Primavera-s, Angelica Montaperto, morën pjesë në “Vogue World Milano”, duke përfaqësuar Interin me fanellat e klubit.
Në eventin e zhvilluar në Galerinë Vittorio Emanuele ishin të pranishëm edhe emra të njohur të modës, kinemasë dhe muzikës, përfshirë Jennifer Lopez, Heidi Klum, Dakota Johnson, Monica Bellucci dhe Naomi Campbell.
Në ceremoni ishte edhe Milani, i përfaqësuar nga Ruben Loftus-Cheek, Ashley Hu dhe Lorenzo Ossola.