Hysaj i refuzoi për arsye financiare

Futboll

Hysaj i refuzoi për arsye financiare

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 14:38
Hysaj

Manuel Alanja pësoi një dëmtim të rëndë që i mbylli sezonin, për këtë tek Askoli në Serinë B duan me urgjencë një mbrojtës në krahun e djathtë. Elseid Hysaj mbetet një opsion për klubin italian, pasi është lojtar i lirë dhe mund të firmosë kurdo. 

Elseid Hysaj e refuzoi për arsye financiare ofertën e parë të Askolit në Itali. Klubi që ndodhet 3 pikë larg vendit të parë në Serinë B, nuk ka hequr përfundimisht dorë.

Detaje të reja janë mësuar nga pretendentët për ngjitjen në Serinë A. “Tuttomercato” zbulon se tashmë kontrata i është ofruar 2-vjeçare.

Kushtet e kontratës, ku përmendim pagën, do të përmirësohen në rast se Askoli ngjitet në Serinë A. Për këtë pritet akoma një përgjigje përfundimtare nga Hysaj, i cili aktualisht është pjesë e Kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat