Juventusi rikthen portierin 37-vjeçar

Futboll

Juventusi rikthen portierin 37-vjeçar

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 15:23
Pamje nga ndeshja

Përveç krizës së dëmtimeve dhe synimit për t’u ngjitur në klasifikim pas pauzës, Juventus ka edhe një emergjencë që lidhet me portën.

Klubi u detyrua të kthehet në merkato pas lëndimit të rëndë të Grabara-s, i cili pësoi një dëmtim në ligamente dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Drejtuesit bardhezi janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues për Vicario-n. Në listë ka përfunduar Neto.

Portieri 37-vjeçar brazilian, i cili ka mbrojtur më parë ngjyrat e Juventusit në periudhën 2015-2017 si zëvendës i Buffon, është pa kontratë pas përvojës te Botafogo.

Ai i ka dhënë miratimin për rikthimin në Torino, një operacion që nuk do të ketë kosto kartoni për klubin italian.

Bisedimet e orëve të fundit konfirmojnë se marrëveshja është drejt finalizimit dhe lojtari pritet të zbarkojë së shpejti në “Continassa” për të firmosur deri në fund të sezonit.

Objektivi i trajnerit Spalletti është ta ketë portierin e ri në dispozicion që për sfidën e radhës ndaj Cagliari-t pas pushimit të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat