Virgil van Dijk ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares së Holandës, pas një takimi me trajnerin e përfaqësueses.
“Kam pasur nevojë për disa pushime me familjen. Më pas pata një takim të rëndësishëm me trajnerin e Kombëtares.
Pas vetëm 10 sekondash, për mua ishte e qartë se do të vazhdoja”, ka deklaruar mbrojtësi holandez.
Van Dijk tregoi edhe çfarë i tha trajneri gjatë bisedës: “Më tha se unë jam Virgil van Dijk.
Është çështje besimi, njohjeje dhe rëndësisë që përfaqëson për ekipin”.
Sa i përket ndryshimeve brenda skuadrës, Van Dijk tha me humor: “Tani flasim anglisht mes vete. Për mua nuk është ndonjë problem i madh”..