Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të grupit 1 të Ligës C. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” do të nisë prej orës 20:45.
Për këtë përballje, UEFA ka vendosur dhe për trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushën e lojës.
Kryesor është caktuar Sam Barrott, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Adam Nunn dhe Wade Smith.
Arbitër i katërt është emëruar Farai Hallam, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Matthew Donohue.
Në aVAR është caktuar Paul Howard. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Sfida tjetër, sakaq, ajo ndaj San Marinos në transfertë do të luhet të martën, në të njëjtën orë.