Etrit Berisha çudit me deklaratën

Futboll

Etrit Berisha çudit me deklaratën

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 11:42
Etrit Berisha

Etrit Berisha ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League. Ishte Rolando Maran që i bëri publike zgjedhjet e tij të shtunën e kaluar dhe në mesin e të grumbulluarve, ishte pikërisht edhe portieri 37-vjeçar.

Berisha mungonte në listën kuqezi që prej vitit 2024, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të provojë veten nën drejtimin e trajnerit të ri. Pikërisht, kjo surprizë ka bërë që dhe vetë Berisha të pohojë këtë befasi për mediat suedeze.

“E mendoja kapitull të mbyllur”, është shprehur shkurtimisht Berisha për këtë rikthim me Shqipërinë.

Sa i takon Kombëtares, sfida e parë është e përcaktuar për t’u zhvilluar të shtunën me Bjellorusinë, prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Prezenca e Berishës është parë si domosdoshmëri, në mungesë të Thomas Strakoshës, ky i fundit i dëmtuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat