Sesko nuk shkon në kombëtare

Futboll

Sesko nuk shkon në kombëtare

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 12:51
Benjamin Sesko,

Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, është zotuar se do t’i përkushtohet plotësisht rikuperimit nga një problem i vazhdueshëm në kërcirë. Për këtë arsye, ai vendosi të mos grumbullohet me kombëtaren e Sllovenisë.

Sesko shënoi 12 gola gjatë një sezoni të parë premtues me “djajtë e kuq”, i cili u ndërpre papritur nga një dëmtim në kërcirë në muajin maj, duke e lënë atë jashtë të gjitha ndeshjeve miqësore para-sezonale të United.

Sulmuesi arriti të luante në gjashtë ndeshjet e para të sezonit, duke shënuar dy herë, por rikthimi i dhimbjes në kërcirë bëri që ai të humbiste barazimin 1-1 të së dielës ndaj Fulham si dhe angazhimet me kombëtaren e Sllovenisë.

“Më vjen shumë keq që do të më duhet të humbas ndeshjet e radhës të kombëtares.

Gjithmonë kam luajtur për Slloveninë dhe do të luaj gjithmonë me zemër e krenari. Gjëja më e rëndësishme tani është t’i përkushtohem plotësisht rikuperimit”, tha Sesko.

“Tashmë po punoj për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndihmuar sërish kombëtaren dhe klubin. Besoj te djemtë tanë dhe jam i sigurt se edhe këtë herë ata do të tregojnë atë frymë skuadre që na ka karakterizuar gjithmonë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat