Ndeshja e lamtumirës për Leo Messin, del plani i Argjentinës për të nderuar sulmuesin!
Leo Messi do të rikthehet sërish te Argjentina, këtë herë për ndeshjen e fundit, atë miqësore që do të luhet më 6 tetor përballë Benin në Monumental.
Për të nderuar siç duhet sulmuesin, është hartuar një plan specifik që do të përmbyllte në mënyrën më të mirë të mundshme edhe aventurën e “Pleshtit” me ngjyrat bardheblu.
Duke nisur nga flamujt gjigantë dhe banderolat, video të veçanta në kujtim të Messit, të ftuar specialë dhe një fjalim emocionues, enkas për lojtarin, gjithnjë nëse do të jetë në gjendjen e duhur emocionale për të thënë fjalët e fundit.