Gjigantët evropianë pas “Haalandit të ri”

Futboll

Gjigantët evropianë pas “Haalandit të ri”

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 13:55
Gabriel Rajkovic

Barcelona ka nisur të monitorojë Gabriel Rajkovic, sulmuesin 15-vjeçar të Valerengas, i cili po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Për talentin norvegjez interesohen gjithashtu Manchester United, Arsenal dhe Chelsea.

Rajkovic është 15 vjeç dhe këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin norvegjez, duke shënuar dy gola.

Ai ka kontratë me Valerengan deri në fund të vitit 2028 dhe vlerësohet për faktin se mund të luajë si sulmues krahu dhe në qendër të sulmit.

Në mars u bë lojtari më i ri që debutoi në historinë e kampionatit norvegjez, ndërsa në gusht u bë golashënuesi i dytë më i ri në elitën e Norvegjisë, pas Martin Odegaard.

Për shkak të stilit dhe moshës së tij, ai tashmë është krahasuar me Erling Haalandin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat