Brdariç i beson pas golit në Europë, kush është risia që Shqipëria i mori Kosovës: Nuk ka shumë

Futboll

Brdariç i beson pas golit në Europë, kush është risia që Shqipëria i mori Kosovës: Nuk ka shumë

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 14:33
Bushi e Bajraktari

Omer Bajraktari la moshat e Kosovës për të pranuar ftesën e Shqipërisë U-21.

Trajneri Alban Bushi arriti ta bindë mbrojtësin e majtë, ndërsa në konferencë për shtyp i thuri elozhe.

Një lojtar për të cilin e shpreh se si ekipi A dhe U-21 ka nevojë, duke qenë se nuk ka shumë alternativa në të njëjtin pozicion.

“Dua të falenderoj dy lojtarët, Ajeti që ka lënë Maqedoninë dhe Bajraktari me shumë potencial, që ka lënë Kosovën. Dua t’i falenderoj dhe të them se janë potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21, por edhe Kombëtaren A.

Kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Lojtarët e rinj jam shumë kurioz, do i shoh. Bajraktari dhe Ajeti i Egnatias, më pëlqejnë shumë dhe jam entuziast dhe optimist që do bëjnë karrierë shumë të madhe në ekipin kombëtar. Sidomos Bajraktari sepse është një pozicion që ekipi U-21 dhe A nuk ka shumë.

Mendoj që do ecë me hapa shumë të shpejtë, do ketë mbështetjen tonë gjithë kohës. Është datëlindja 2007, që është edhe për dy sezone të tjera me Shpresat”, u shpreh Bushi për risitë e Kombëtares U-21 dhe konkretisht Bajraktarin.

I lindur në Podujevë, Bajraktari është pjesë e Malishevës që nga vera e vitit të kaluar. Malisheva e transferoi 19 vjeçarin nga akademia e Llapit, ndërsa trajneri Thomas Brdariç po i beson vendin e titullarit.

Bajraktari mori shumë pak minuta në Europë me Malishevën. Pavarësisht kësaj, ia doli t’i shënojë Hibernianit në transfertën ku u regjistrua humbja 4-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat