Është caktuar gjyqtari i ndeshjes Çeki – Kroaci

Futboll

Është caktuar gjyqtari i ndeshjes Çeki – Kroaci

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 15:38
Simone Sozza

UEFA ka caktuar ekipin e arbitrave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Çekisë dhe Kroacisë, e cila do të luhet në Pragë këtë të shtunë, duke filluar në orën 20:45.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë italiani Simone Sozza.

I gjithë ekipi i arbitrave për këtë përballje vjen nga Italia. Sozzan do t’i ndihmojnë në vijat anësore Daniele Bindoni dhe Davide Imperiale, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Giuseppe Collu.

Edhe sistemi VAR do të menaxhohet nga italianë: gjyqtari kryesor në dhomën e VAR-it do të jetë Valerio Marini, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë Aleandro Di Paolo..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat