Khvicha Kvaratskhelia ka folur për mundësinë e fitimit të Topit të Artë 2026, pas sezonit të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
Gjeorgjiani ishte një prej protagonistëve të PSG-së në triumfin në Ligën e Kampionëve, duke kontribuar me 10 gola dhe shtatë asistime në 16 paraqitje.
“Jam shumë krenar që jam mes kandidatëve. Të jesh përkrah lojtarëve kaq të jashtëzakonshëm është një privilegj.
Sigurisht, do të isha personi më i lumtur në botë, sepse dua që familja ime dhe vendi im të jenë krenarë për mua”, ka deklaruar Kvaratskhelia.
24-vjeçari shtoi se pavarësisht suksesit, dëshiron të mbetet i njëjti dhe të vazhdojë të punojë fort..