Kosova nis sot rrugëtimin e saj në Ligën B të Ligës së Kombeve, ku do të jetë e vendosur në Grupin C.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” do të jetë përballë Irlandës, me të cilën shpresojnë që të sigurojnë pikë të rëndësishme për të qëndruar në Ligën B, që është deklaruar si objektivi parësor nga trajneri Foda.
Ky i fundit ka zgjedhur t’i besojë një vend nga minuta e parë Edon Zhegrovës, i cili bashkë me Zabërgjën do të mbështetin Muriqin në vijën e sulmit.
Ndërkohë, në radhët e Irlandës mungon Roko Vata që nga minuta e parë. Por djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, e nis ndeshjen nga stoli dhe mund të bëjë debutimin e tij në pjesën e dytë të takimit