Kosova me “artileri të rëndë” kundër Irlandës

Futboll

Kosova me “artileri të rëndë” kundër Irlandës

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 19:56
Kosova

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Irlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga B.

Sfida do të mbahet pas disa minutash në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Trajneri Franco Foda e ka rreshtuar ekipin e tij me sistemin 5-4-1, teksa në majë të sulmit qëndron Vedat Muriqi.

Zabërgja, ish-sulmuesi i Dinamos nën “dirigjimin” e Ilir Dajës, dhe Edon Zhegrova do të kontribuojnë nga krahët.

Dyshja në ndihmë të Muriqit do të jenë Avdullahu dhe Hoxha. Përveç “Dardanëve” dhe Irlandës, në Ligën B, Grupi 3, gjenden edhe Austria dhe Izraeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat