Sipas mediumi maqedonas “SportSport”, Bledi Shkëmbi është shpallur trajneri i javës së 8-të, pas fitores së Struga Trim & Lum me 6:0 ndaj Arsimit.
Shkëmbi është zgjedhur pa shumë konkurrencë, jo vetëm për shkak të fitores së madhe 6:0 ndaj Arsimit, por sidomos për shkak të mënyrës se si luajti ekipi i tij. Struga zhvilloi një ndeshje pothuajse të përsosur.
Kjo ishte ndeshja më e mirë e Strugës këtë sezon dhe ndoshta një nga paraqitjet më të mira të ekipit që prej ardhjes së trajnerit shqiptar në krye të skuadrës.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi 0:0, Shkëmbi deklaroi se ishte më i kënaqur me lojën e ekipit në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, megjithatë, Struga shpërtheu. Radeski dhe bashkëlojtarët e tij shënuan gjashtë gola, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin e thellë 6:0.