Elseid Hysaj ka refuzuar ofertën e fundit që ka ardhur në drejtimin e tij.
Pasi u përfol mbi një interesim të Ascolit, ekip që militon në Serie B, liga e dytë për nga rëndësia në Itali, duket se mbrojtësi i Kombëtares nuk është bindur nga oferta e drejtuesve, duke hedhur poshtë këtë mundësi.
Edhe pse pa skuadër, që prej “divorcit” me Lazion të njoftuar në fundin e sezonit të kaluar, Hysaj ende nuk e ka ndarë mendjen se ku do të hedhë hapin e tij të radhës për pjesën e mbetur të karrierës.
Duhet thënë që një “pistë” që mbetet aktive është ajo e Rusisë, aty ku shkodrani ka zgjuar interesin e disa klubeve, mirëpo një ofertë konkrete ende nuk është paraqitur në adresë të lojtarit.