Teuta e Edlir Tetovës në “aksion”

Futboll

Teuta e Edlir Tetovës në “aksion”

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 12:08
Teuta

Teuta zbret sonte në fushë përballë Besëlidhjes, në ndeshjen miqësore të përcaktuar për t’u zhvilluar prej orës 16:00. Ky takim do të luhet në stadiumin “Brian Filipi”.

Kjo përballje vlen për të dyja skuadrat për të mbajtur rendimentin aktiv, pasi kampionatet respektive, pra “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë rikthehen pas dy javësh.

Në njërën anë është Teuta që në Superiore mban vendin e parë dhe e shfrytëzon pikërisht këtë pauzë për të mbajtur të “karikuar” skuadrën dhe në formën maksimale për sfidën e radhës. Ndërsa për Besëlidhjen mbetet një “provë force”.

Këta të fundit janë momentalisht me trajner të përkohshëm, Klevis Himën, pas shkarkimit të Elvis Plorit, ndërsa në tabelën e klasifikimit mbajnë vendin e 10-të, zona e rënies. Pavarësisht pretendimeve me të cilat u nisën për ngjitjen në elitë, forma e lezhjanëve është shoqëruar me oshilacione. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat