Shqipëria zbret sonte në fushë për sfidën e parë të Nations League, të cilën do ta luajë përballë Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja do të nisë prej orës 20:45, ndërsa pritet shumë nga trajneri Rolando Maran, i cili mund ta konsiderojë edhe si “provën” e parë të vërtetë nën drejtimin e kuqezinjve.
Pikërisht, italiani para këtij dueli të rëndësishëm, ka marrë edhe vendimet e para sa i takon përzgjedhjeve finale për futbollistët që do të marrin minuta në këtë përballje.
Burimet për media raportojnë se Klevi Qefalija do të jetë në dispozicion të teknikut 63-vjeçar dhe mund ta nisë nga stoli. Për t’i lënë një vend mesfushorit të Dinamos, Maran ka lënë jashtë kësaj ndeshje, pra në tribunë, Luis Hasën, lojtarin e Frosinones.
Krahas Hasës, Maran ka vendosur që në tribunë të përfundojnë edhe Sabah Kerjota, prurja e re e trajnerit në listë dhe portieri Simon Simoni, ndërsa Klisman Cake mbetet i dëmtuar.