Sonte, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, nga ora 20:45, Maqedonia e Veriut pret Zvicrën në ndeshjen e parë të grupit të Ligës B të Kombeve në futboll.
Ky është edicioni i pestë i Ligës së Kombeve. Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e mëparshme, megjithëse jo gjithmonë ka garuar në të njëjtën ligë/divizion.
Ka pasur edicione të mira dhe të këqija, ndërsa sa i përket golave, statistikat tregojnë këtë:
Kapiteni Enis Bardhi është futbollisti më efikas i Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.
“Bardhi ka shënuar gjithsej 6 gola, nga dy gola në tri edicione të ndryshme të Ligës së Kombeve.
Pas tij vjen Ezgjan Alioski, me 5 gola.
Ndër futbollistët që vazhdojnë të jenë aktivë me kombëtaren, pas Alioskit vjen Bojan Miovski, i cili deri tani ka shënuar 4 gola.
Nga futbollistët që nuk janë më pjesë e kombëtares A:
Ilija Nestorovski – 4 gola
Aleksandar Trajkovski – 3 gola
Goran Pandev – 3 gola
Ivan Trichkovski – 2 gola
Ndërkohë, lista e futbollistëve që kanë shënuar nga një gol në Ligën e Kombeve është mjaft e gjatë”, ka shkruar media maqedonase “Sportsport”.