Vendi i parë në grupin e Ligës së Kombeve nuk është thjesht një objektiv, por është detyrim për Kombëtaren shqiptare.
Kështu shprehet mbrojtësi i kuqezinjve, Elseid Hysaj në një intervistë ekslusizve për TV Klan nga Tirana.
Rekordmeni i ndeshjeve me fanellën kuqezi thekson se Kombëtarja do të ndryshojë strategji me trajnerin Maran, i cili kërkon futboll agresiv dhe sulmues.
Prej disa muajsh shkodrani është pa skuadër dhe nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare, por kjo nuk e pengon për të qenë gati.
Hysaj shpjegon gjithashtu edhe ofertat që ka pasur gjatë kësaj kohe dhe zbulon vendimin për të ardhmen.
32-vjeçari është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Kombëtares shqiptare.