Përballja e rivalëve të vjetër mes Trepçës ‘89 dhe Vëllaznimit të Gjakovës, ka përfunduar pa fitues (1:1) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat u angazhuan maksimalisht por fitues nuk pati në kryendeshjen e rivalëve të vjetër.
Mitrovicasit kaluan në epërsi me zëvendësuesin Resul Memeti në minutën e 66-të.
Ai nuk kishte më shumë se 15 sekonda që u inkuadrua dhe me goditje të saktë qëlloi shtyllën e poshtme të djathtë ku topi futet në rrjetë.
Në minutën e 74-të Erdin Dushi shënoi autogol, ku u barazua rezultati 1:1.
Në minutën e 78-të Sambou i Trepçës ’89 u përjashtua nga loja pas një ndërhyrje nga prapa pranë 16-shit.
Trepça ’89 renditet në vend të katërt me 13 pikë dhe Vëllaznimi në të 6-tin me 10.