Kroacia e nis me fitore Ligën e Kombeve

Futboll

Kroacia e nis me fitore Ligën e Kombeve

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2026 Në ora: 22:47
Kroacia

Kroacia ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1 në Pragë, në ndeshjen e parë të Grupit 3 të Ligës A të Kombeve. 

Kështu, Slaven Biliç e nisi me fitore mandatin e dytë në stolin e kombëtares kroate, 14 vjet pas largimit të tij.

Për Kroacinë shënuan Luka Modriç në minutën e 47-të dhe Marco Pashaliç në minutën e 77-të, ndërsa golin e Çekisë e realizoi Adam Karabec në minutën e 54-t.

Kroacia e siguroi fitoren pas një fundi dramatik. Në minutën e 79-të, Matej Radosta shënoi për 2:2, por pas ndërhyrjes së  VAR-it goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Adam Hloshekut në fillim të aksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat