Ardon Jashari pas ndeshjes në Shkup: Është një ëndërr e bërë realitet

Futboll

Ardon Jashari pas ndeshjes në Shkup: Është një ëndërr e bërë realitet

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2026 Në ora: 23:34
Zvicra

Mesfushori i Zvicrës, Ardon Jashari, foli për SRF pas fitores 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në ndeshjen e parë të Ligës B të Kombeve.

Futbollisti Jashari u paraqit titullar për Zvicrën në fitoren e thellë në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup..

“Familja ime është padyshim krenare që fituam dhe që patën mundësinë të më shihnin duke luajtur drejtpërdrejt, aty ku e kam prejardhjen.

Është një ëndërr e bërë realitet, si për mua ashtu edhe për ta, që munda të luaj në Shkup, vendi ku i kam rrënjët.

Thjesht u përpoqa të shfaqja cilësitë e mia në fushë dhe të ndihmoja skuadrën, në vend që të provoja të zëvendësoja Granitin. Megjithatë, ndihem krenar që më krahasojnë me lojtarin tonë rekordmen.

Por, ne kemi stile loje krejtësisht të ndryshme. Për mua, gjëja më e rëndësishme është që skuadra ka besim tek unë"- tha Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat