Rey Manaj zbulon dallimin mes trajnerëve

Futboll

Rey Manaj zbulon dallimin mes trajnerëve

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 11:40
Rolando Maran, Rey Manaj dhe Sylvinho

Shqipëria e nis mbarë me fitore kompeticionin Liga e Kombeve në Ligën C, teksa kuqezinjtë mposhtën 2:0 Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Për këtë përballje dhe detaje të tjera, u prononcua para mediave sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj:  

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, në pjesë të dytë kishim shumë mundësi.

Duhet të përshtatemi me skemat e Maran, është shumë ndryshe nga Silvinho. Ishalla fitojmë këto 3 ndeshjet në vazhdimësi dhe të dalim të parët në grup.

Asllani është i pari në listë, unë jam i dyti. I thashë do e marr unë topin dhe rri i qetë, mendoje si do e gjuash dhe i kalova topin.

Ishalla të vazhdojmë të shënojmë, sa më shumë lojtarët të jenë në formë, krijohet më shumë konkurrencë. Të kemi fatin dhe të shënojmë sa më shumë gola”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat