Trajneri shqiptar “magjepset” nga paraqitja e mbrojtësit të AEK-ut

Futboll

Trajneri shqiptar “magjepset” nga paraqitja e mbrojtësit të AEK-ut

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 11:42
Mario Mitaj dhe Stavro Pilo

Trajneri shqiptar nga Kosova, Ismet Munishi, në një reagim të fundit për media, ka folur për parqitjen e mbrojtësit të krahut te Shqipëria, Stavro Pilo.

Munishi foli me nota të larta vlerësimi për 25-vjeçarin, madje duke këshilluar Maran për linjën e djathtë të prapavijës:

“Më fal Mitaj, je super lojtar, por kundër Bjellorusisë, Pilo shkëlqeu.

Po e them këtë shumë sinqerisht.

Shqipëria ka fituar një lojtar edhe ai do të jetë konkurrent aty me Mitajn. Pse Shqipëria mos të bëjë rrotacion? Sidomos kur ka shumë ndeshje. Një sfidë të jetë Mitaj në fushë, te tjetra Pilo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat