Përgatitet rikthimi i Cristiano Ronaldos në Madrid?

Futboll

Përgatitet rikthimi i Cristiano Ronaldos në Madrid?

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 13:18
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, po bën çmos që stadiumi “Santiago Bernabéu” të mirëpresë finalen e madhe të Ligës së Kombeve.

Nëse Portugalia arrin të dalë e para në Grupin e 4-të të Ligës A, në Ligën e Kombeve, ajo do të ketë shansin për të vazhduar më tej, ndërsa mbetet “aktive” shpresa që Portugalia të shkojë në finalen e madhe.

Nëse kjo qasje rezulton të jetë e saktë, Cristiano Ronaldo do të rikthehej sërish në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu”.

Me Real Madridin, “CR7” fitoi gjithçka të mundshme, duke marrë trajtën e një prej futbollistëve më të rëndësishëm në klubin “Galaktik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat