Vetëm disa muaj pas paraqitjeve heroike me Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës, e ardhmja e portierit Vozinha te Colo-Colo është vënë seriozisht në dyshim.
40-vjeçari iu bashkua klubit kilian pas Botërorit, por deri tani nuk ka arritur të ketë vazhdimësi në paraqitje.
Kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri në fund të vitit 2026, ndërsa vazhdimi për një vit tjetër lidhet me një kusht të veçantë.
Vozinha duhet të luajë të paktën 50 për qind të minutave të mbetura të Colo-Colos gjatë këtij sezoni për të aktivizuar automatikisht zgjatjen e kontratës.
Nëse nuk e arrin këtë shifër, marrëveshja nuk zgjatet dhe palët duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin.
Portieri nga Kepi i Gjelbër ka pasur vetëm disa paraqitje që prej transferimit. Në fillim pati probleme me aktivizimin, ndërsa së fundmi ka marrë më shumë hapësirë, por edhe ka bërë disa gabime që kanë tërhequr vëmendjen.
Situata vjen pas një vere fantastike për Vozinhas, i cili ishte një prej figurave kryesore të Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026, duke luajtur në të gjitha katër ndeshjet e skuadrës dhe duke mbajtur dy herë portën e paprekur.
Tash, portieri duhet të sigurojë më shumë minuta në pjesën e mbetur të sezonit nëse dëshiron të vazhdojë aventurën në Colo-Colo edhe gjatë vitit 2027.