Xavi vendosi, ylli i Liverpoolit nuk luan kundër Serbisë

Futboll

Xavi vendosi, ylli i Liverpoolit nuk luan kundër Serbisë

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 14:57
Xavi

Holanda, pas barazimit me Gjermaninë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, sot në orën 18:00 do të luajë si mysafire ndaj Serbisë. Për këtë ndeshje, trajneri holandez Xavi vendosi të lërë jashtë një prej katër futbollistëve të Liverpoolit që kishte në përbërje.

Cody Gakpo, Virgil van Dijk dhe Ryan Gravenberch do të jenë në dispozicion për ndeshjen në Beograd, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Jeremie Frimpong.

Holandezët udhëtuan drejt kryeqytetit serb me 24 futbollistë. Stafi teknik duhej të largonte një prej tyre për të formuar listën përfundimtare prej 23 lojtarësh dhe zgjedhja ra pikërisht mbi Frimpongun.

Mbrojtësi i djathtë nuk kishte qenë pjesë as e planeve të ish-trajnerit Ronald Koeman për Botërorin 2026.

Pas paraqitjeve mesatare me Liverpoolin në fillim të sezonit, Frimpongu nuk arriti të bindë as trajnerin e ri të kombëtares holandeze. Ky i fundit i jep përparësi Denzel Dumfries në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Në krahasim me ndeshjen kundër Gjermanisë, trajneri holandez për shkak të lëndimeve mbeti pa ndihmën e Brian Brobbey dhe Quinten Timber, ndërsa në skuadër u thirr shtesë sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat