Pak javë para rikthimit, klubi vendos të shkarkojë trajnerin

Futboll

Pak javë para rikthimit, klubi vendos të shkarkojë trajnerin

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 17:34
Carles Cuesta

Carlos Cuesta nuk do të jetë më trajneri i Parmës. Siç njoftohet nga ana e klubit përmes një komunikate zyrtare, është marrë vendimi që palët të ndajnë rrugët.

Duke filluar që nga dita e nesërme, menaxhimin e skuadrës do ta mbajë stafi teknikë, derisa të emërohet trajneri i ri në pankinë, bën të ditur klubi në këtë komunikim.

Ky zhvillim befasues vjen në një moment disi delikat për Parmën që më 10 tetor do të përballet me Interin, për llogari të javës së 6-të të Serie A.

Pozitat e Parmës në anën tjetër janë të ndërlikuara, vendi i 15-të në klasifikim me 4 pikë në total. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat