Mesazh talentit Adri Mehmeti

Futboll

Mesazh talentit Adri Mehmeti

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 11:19
Adri Mehmeti dhe klubi i Butrintit

Para dy ditësh, në miqësoren kundër Perusë, talenti shqiptar, Adri Mehmeti, bëri debutimin me ekipin e parë të SHBA-së, në një ndeshje të fituar 4 :1.

Edhe pse për disa muaj, mesfushori kishte lënë “derën” e hapur për të përfaqësuar Shqipërinë, nuk e finalizoi kurrë diçka të tillë, duke mbetur vetëm një dëshirë.

Klubi sarandjot i Butrintit i ka kushtuar një postim special Mehmetit, duke e uruar për debutimin me SHBA-në, sikurse suksese në karrierë 17-vjeçarit.

“Sarandjoti Adri Mehmeti debuton me Kombëtaren e SHBA-së. Adri Mehmeti, 17-vjeçari me origjinë nga Saranda, ka debutuar me Kombëtaren A të SHBA-së në ndeshjen ndaj Perusë.

Një moment i veçantë për të riun shqiptar, i cili po ndërton karrierën e tij në futbollin amerikan dhe tashmë ka arritur të veshë fanellën e përfaqësueses së parë.

Mehmeti ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat, ndërsa tashmë ka bërë hapin e madh në nivel kombëtar.
Një debutim që nuk kalon pa u vënë re edhe në Sarandë, qytetin nga ku kanë origjinën rrënjët e futbollistit të ri.

Suksese, Adri! Saranda të ndjek me krenari”, thuhet në postimin e klubit Butrinti, i cili këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë të futbollit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat