Partizanit i rikthehet “ujku i vjetër” në sulm

Futboll

Partizanit i rikthehet “ujku i vjetër” në sulm

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Pas më shumë se 3 javësh i lënë jashtë ekipit, duke mos marrë asnjë minutë karshi Vllaznisë, i “përjashtuar” ndaj Dinamos dhe Egnatias, te Partizani është evidentuar edhe në formë të mirë fizike sulmuesi Xhuliano Skuka.

28-vjeçari ende nuk e ka gjetur golin këtë sezon të ri, megjithatë eksperienca e qëndërsulmuesit shihet si rrezik potencial për çdo mbrojtje rivale.

Pas 2 ndeshjeve të para në Abissnet Superiore me “Demat e Kuq”, madje me shiritin e kapiteni, trajneri Florin Bratu nuk i besoi më.

Mbetet për t’u parë nëse Skuka do të inkuadrohet në derbi karshi Tiranës (java e 6-të në Abissnet Superiore), aty ku rezultati përfundimtar i këtij takimi mund të vendos shumë për fatin e Bratus në pankinën e 17 herë kampionëve të Shqipërisë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat