Olivier Giroud paralajmëron fundin e karrierës

Futboll

Olivier Giroud paralajmëron fundin e karrierës

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:59
Olivier Giroud

Olivier Giroud ka paralajmëruar se mund të jetë pranë fundit të karrierës së tij si futbollist profesionist.

Sulmuesi francez, tashmë 39-vjeçar, ka deklaruar se sezoni aktual mund të jetë i fundit, duke theksuar se po përpiqet të shijojë çdo moment në fushë.

“Si lojtar, mendoj se me shumë gjasa ky është sezoni im i fundit.

Prandaj po shijoj çdo moment.”

Giroud e mbyll një karrierë të jashtëzakonshme me 13 trofe dhe 480 kontribute në gola në 943 ndeshje.

Sulmuesi francez ka luajtur ndër vite për klube si Montpellier, Arsenal, Chelsea, Milan dhe Los Angeles FC, ndërsa me Francën u shpall kampion bote në vitin 2018..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat