Dardanët vazhdojnë përgatitjet në Debrecen!

Futboll

Dardanët vazhdojnë përgatitjet në Debrecen!

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:44
Pamje nga përgatitjet

Dardanët vazhdojnë përgatitjet në Debrecen!

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.

Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. 

Ndërsa Arijanet Muriq, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë, ka zhvilluar vetëm stërvitje të lehtë nën përkujdesjen e trajnerit atletik.

Fokus maksimal për sfidën e radhës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat