Real Madrid vihet pas yllit tjetër të Liverpool-it

Futboll

Real Madrid vihet pas yllit tjetër të Liverpool-it

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:49
Real Madrid

Virgil van Dijk ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani nuk ka bisedime konkrete për një rinovim të mundshëm.

Mundo Deportivo zbulon se Liverpool ende nuk i ka paraqitur një ofertë zyrtare për rinovim qendërmbrojtësi holandez, çka ka ngritur dyshime se ai mund të lejohet falas si lojtar i lirë.

Pavarësisht moshës, 35 vjeç, Van Dijk mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe interesi për të është shumë i madh. Një nga klubet e interesuara për Van Dijk është Real Madrid.

Klubi madrilen shpreson të përsërisë rastin e Ibrahima Konate, i transferuar në verën e fundit si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të ndryshme të bëra der tani, duket se dëshira e Van Dijk është të transferohet te Barcelona.

Një gjë është e sigurt, në rast se vendos të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, Van Dijk do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat