Shqipëria nuk fal, fiton bindshëm

Futboll

Shqipëria nuk fal, fiton bindshëm

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 shtator 2026 Në ora: 19:45 Përditësuar në ora: 22:35 më 29.09.2026
Shqipëria

Shqipëria superiore

Shqipëria ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve në futboll.

Kuqezinjtë triumfuan në Serravalle ndaj San Marinos me rezultat 3:0, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore,

San Marino – Shqipëria 0:3

Stadiumi nw San Marino.
Gjyqtar: M. Kapraly (Hungaria).
Shënues: Mehmeti (21'), Uzuni (27', Manaj (65').
San Marino: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli (Fabbr 60'), Giocondi, Capicchioni (Giacopetti 78'), Mularoni, Capicchion (Meloni 60')i, Lazzari (Dell Balda 60'), Pancotti (Zannoni 74') dhe Nanni.
Shqipëria: Sherri, Sina, Mitaj, Gjimshiti (Kumbulla 46'), Ismajli, Shehu (Qefalija 74'), Asllani, Muçi (Hoxha 66'), Mehmeti (Hasa 80'), Manaj (Shpendi 66') dhe Uzuni.

Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 4, Bjellorusia me 1 dhe San Marino me 0 pikë.

Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti shënoi nga afërsia, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e kombëtares. Mehmeti nuk pati vështirësi ta dërgonte topin në rrjetë për 0:1.

Në minutën e 28-të, Rei Manaj ekzekutoi një goditje të lirë nga mbi 16 metra. Portieri i San Marinos e priti goditjen, por topi mbeti në zonë dhe Myrto Uzuni përfitoi, duke shënuar nga afërsia për 0:2.

Shqipëria vazhdoi të kontrollonte ndeshjen dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Rei Manaj realizoi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 0:3.

Kuqezinjtë e menaxhuan epërsinë deri në fund dhe nga Serravalle u kthyen me tri pikë të plota.

Shqipëria vazhdon kështu kryesimin e Grupit 1 me pikë të plota pas dy ndeshjeve.

Shqipëria po dominon

(E plotësuar) – 88' Ndeshja drejt fundit.

84' Loja e mirë e kuqezinjve.

79' Shqipëria është shumë më e mirë dhe synon golin tjetër.

76' Shqipëria ka pothuajse pikët e sigura.

70' Shqipëria po luan mirë.

San Marino – Shqipëria 0:3

Stadiumi nw San Marino.
Gjyqtar: M. Kapraly (Hungaria).
Shënues: Mehmeti (21'), Uzuni (27', Manaj (65').
San Marino: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli (Fabbr 60'), Giocondi, Capicchioni (Giacopetti 78'), Mularoni, Capicchion (Meloni 60')i, Lazzari (Dell Balda 60'), Pancotti (Zannoni 74') dhe Nanni.
Shqipëria: Sherri, Sina, Mitaj, Gjimshiti (Kumbulla 46'), Ismajli, Shehu (Qefalija 74'), Asllani, Muçi (Hoxha 66'), Mehmeti (Hasa 80'), Manaj (Shpendi 66') dhe Uzuni.

65' Manaj realizon, 0:3.

64' Shqipëria nuk po tregohet si në pjesën e parë.

55' Sherri shpëton gol të sigurt.

53' Lojë e mirë.

50' San Marino duket më e rrezikshme.47' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Minuta e fundit e pjesës së parë.

42' Shqipëria po luan me qetësi por jo edhe e pakujdesshme ndaj San Marinos.

39' Shqipëria është në epërsi me golat e Mehmetit dhe Uzunit dhe po shkon drejt fitores së dytë.

35' San Marino nuk po arrin as deri të rasti.

31' Shqipëria e kontrollon lojën. 

27’ Rei Manaj nga gjuajtja e lirë mbi 16 metra, goditi bukur përtokë, portieri e pret dhe Uzuni shënoi, por gjyqtari sinjalizoi në pozitë jashtë loje pasi shikoi VAR-in.

27' Shqipëria kërkon golin e radhës.

24' Shqipëria po dominon.21' Anis Mehmeti kalon në epërsi Shqipërinë. Mehmeti nga afërsia shënoi golin e parë në fanellën e kombëtares. Ai nga afërsia pa telashe realizoi, 0:1.

19' Shqipëria ka iniciativën e lojës, por nuk po shënon deri me tash.

16' Kristjan Asllani godet bukur por topi shkon pranë shtyllës së majtë.

11' Vendasit po mbrohen me të gjitha forcat.

8' Atmosferë e mirë në stadium. 

5' Shqipëria më e mirë.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati;

Shqipëria synon fitoren e dytë rresht në Ligën C të Kombeve në futboll.

Ndeshje starton në orën 20.45.

Shqipëria favorit

Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e dytë në grup në Ligën C, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marino, një kundërshtari të lehtë në letër, por fusha e lojës mund të tregojë të kundërtën.

Rolando Maran ka bërë shumë ndryshime në krahasim me formacionin e ndeshje ssë kaluar ndaj Bjellorusisë. Ndryshimet prekin të gjitha repartet, nga porta në sulm.

Sot në portë do të luajë Alen Sherri, në krahët e mbrojtjes Samuele Sina dhe Mario Mitaj. Për 19-vjeçarin Sinaj do të jetë sot debutimi me kuqezinjtë. Qendra e mbrojtjes do të jetë me dyshen e zakonshme, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli.

Në mesfushë rikthehet titullar Julian Shehu. Bashkë me të do të jenë edhe Kristian Asllani dhe Ernest Muçi.

Ndryshime do të ketë edhe në sulm, ku treshja sulmuese sonte do të jetë: Anis Mehmeti, Rei Manaj dhe Myrto Uzuni.

Fornaconet e ndeshjes San Marino – Shqipëri

San Marino dhe Shqipëria do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjen e Ligës së Kombeve, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës C.

Sfida e cila luhet në stadiumin e San Marinos do të nisë prej orës 20:45.

Për këtë përballje, si trajneri i vendasve, Roberto Cevoli dhe Rolando Maran, kanë vendosur dhe për titullarët që do ta nisin këtë takim nga minuta e parë.

Trajneri i Kombëtares sonë, ka bërë disa ndryshime në zgjedhet e tij, pas asaj me Bjellorusinë në “Air Albania”. Më poshtë ju njohim edhe me 11-shet e të dyja skuadrave, për këtë përballje.

Maran bën lëvizje të mëdha

Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravale.

Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në reneditjen e FIFA-s.

Trajneri Maran ka bërë rotacion të pjesshëm në ekip, duke lënë jashtë Ramadanin e Pilon të ndëshkuar me të verdhë ndaj bjellorusëve, duke aktivizuar Shehun e Mitajn në vend të tyre.

Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.

Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duk i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat