Donnarumma në "radarët" e gjigantit spanjoll

Futboll

Donnarumma në "radarët" e gjigantit spanjoll

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 11:46
Gianluigi Donnarumma

Real Madridi ka vendosur Gianluigi Donnarummën në listën e objektivave për portën.

Klubi madrilen po e shqyrton italianin si një pasardhës të mundshëm të Thibaut Courtois, nëse Manchester City detyrohet të shesë lojtarë për shkak të çështjes financiare.

Donnarumma, 27-vjeçar, iu bashkua Cityt në vitin 2025 dhe ka kontratë deri në qershor 2030.

Portieri vlerësohet rreth 45 milionë euro, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe Bayern Munich, Juventus dhe Inter. Real Madridi pritet ta monitorojë situatën dhe mund të hidhet në sulm nëse ndaj Cityt vendoset një sanksion i rëndë financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat