Kloppi është i dyti, por kush është i pari?

Futboll

Kloppi është i dyti, por kush është i pari?

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 16:25
Jürgen Klopp

Jürgen Klopp është trajneri më i paguar i Gjermanisë në historinë e DFB-së, por në krahasim ndërkombëtar, një trajner tjetër i kombëtares përfiton edhe më shumë. “Bild” ka zbuluar pagat.

Julian Nagelsmann raportohet se fitonte rreth gjashtë milionë euro në vit si trajner i Gjermanisë dhe thuhet se mori një dëmshpërblim prej rreth shtatë milionë eurosh pasi kontrata e tij, e cila fillimisht ishte paraparë të zgjaste deri në vitin 2028, u ndërpre.

Pasuesi i tij, Klopp, tani e tejkalon këtë shifër me një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh, duke u renditur i pari në historinë e trajnerëve të Gjermanisë.

Në rang botëror, 59-vjeçari renditet i dyti mes trajnerëve të kombëtareve, sipas raportimit.

Përfituesi më i madh është italiani Carlo Ancelotti. 67-vjeçari i dha fund aventurës së tij te Real Madridi në maj të vitit 2025 për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Ancelotti fitonte deri në 11 milionë euro në vit te “Los Blancos”, ndërsa paga e tij në Brazil vlerësohet në rreth 10 milionë euro.

Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, renditet pas Ancelottit dhe Kloppit me 6.8 milionë euro, ndërsa Thomas Tuchel i Anglisë fiton gjashtë milionë euro.

Luis de la Fuente i Spanjës e pa pagën e tij të rritej nga dy milionë në pesë milionë euro pas fitimit të Kupës së Botës.

Trajneri i Argjentinës, kampion bote, Lionel Scaloni, fiton 2.3 milionë euro, ndërsa trajneri gjerman i Austrisë, Ralf Rangnick, përfiton dy milionë euro.

Kalimi te DFB-ja nënkupton gjithashtu një hap prapa financiar për Kloppin krahasuar me punët e tij të mëparshme.

Ai kishte fituar rreth 12 milionë euro te “Red Bull” si drejtues global i futbollit, ndërsa paga e tij bazë në Liverpool, në periudhën e fundit, ishte 18 milionë euro.

Zinedine Zidane i Francës nuk është trajneri i vetëm i madh që ka pranuar ulje page në nivel kombëtaresh.

Ai tani fiton 3.6 milionë euro, pasi dikur përfitonte 12 milionë euro në vit te Real Madridi.

Jorge Jesus i Portugalisë tani merr katër milionë euro, pasi tek Al-Nassr fitonte 12 milionë euro.

Kundërshtarët e Gjermanisë në Ligën e Kombeve paguajnë trajnerët e tyre shumë më pak se Kloppi.

Trajneri i Holandës, Xavi, fiton tre milionë euro, Ivan Jovanovic i Greqisë përfiton 900 mijë euro, ndërsa Veljko Paunovic i Serbisë merr 650 mijë euro në vit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat