Dembéle: Ndeshja me Italinë është speciale

Futboll

Dembéle: Ndeshja me Italinë është speciale

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 20:22
Ousmane Dembele e Kylian Mbappe

Ousmane Dembele ka folur për raportin me Kylian Mbappén dhe përballjen e Francës me Italinë, duke i mohuar spekulimet për ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

“Janë thjesht grindje të kota në rrjetet sociale. Jam 29 vjeç dhe nuk merrem me këto gjëra. Jam i përqendruar te futbolli.

Kemi komunikuar me Mbappén dhe ulemi pranë njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë problem”, deklaroi Dembélé në konferencë për media.

Sulmuesi francez e theksoi rëndësinë e Mbappés për kombëtaren, por nënvizoi se suksesi arrihet vetëm përmes punës së gjithë skuadrës.

Duke folur për ndeshjen me Italinë, Dembélé e cilësoi atë si një përballje speciale, duke e marrë parasysh historinë mes dy kombëtareve.

“Është një ndeshje speciale për të gjithë. Jemi të përqendruar te cilësitë tona dhe te ajo që e kërkon trajneri. Është kënaqësi të rikthehemi në Stade de France”, u shpreh ai.

Dembélé foli edhe për Zinedine Zidane, duke e cilësuar atë si një legjendë të futbollit dhe duke thënë se është kënaqësi të stërvitej nga një personalitet i tillë.

Në fund, ai u shpreh i kënaqur me rolin që e ka në skuadër dhe krenar që është zëvendëskapiten i Francës, duke theksuar se dëshiron të mbetet vetvetja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat