Uellsi mposht Norvegjinë 

Futboll

Uellsi mposht Norvegjinë 

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Uellsi mposhti Norvegjinë me rezultat 2:1 në Cardiff dhe siguroi pikët e para në këtë edicion të Ligës A tw Kombeve.

Norvegjia kaloi në epërsi që në minutën e 11-të, pas një aksioni të bukur të Martin Ødegaard dhe Oscar Bobb.

Kapiteni norvegjez bashkëpunoi me Bobb dhe më pas e shërbeu në hapësirë, ndërsa sulmuesi anësor e finalizoi aksionin për 0:1.

Uellsi nuk u dorëzua pas golit të hershëm dhe arriti të barazojë para përfundimit të pjesës së parë. Daniel James shënoi pas një harkimi të Sorba Thomas, duke rikthyer vendasit në lojë.

Momenti vendimtar erdhi në fillim të pjesës së dytë. Torbjørn Heggem, si lojtari i fundit i mbrojtjes, ndërhyri ndaj James dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Nga goditja e lirë që pasoi, Neco Williams shënoi për përmbysjen e plotë dhe rezultatin 2:1.

Erling Haaland dhe Martin Ødegaard qëndruan në fushë deri në fund, por Norvegjia me një lojtar më pak nuk arriti të gjente golin e barazimit.

Pas humbjeve ndaj Portugalisë dhe Danimarkës, Uellsi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat