“Jemi në formë të mirë, por po pësojmë shumë gola.
Është e lehtë të fajësosh portierin, por ne jemi një skuadër.
Nga lojtari i parë e deri te i fundit, të gjithë duhet ta rrisim nivelin tonë.
Besoj se do ta bëjmë, sepse nëse kemi një karakteristikë, ajo është se jemi gjithmonë të etur për sukses”.
Këto janë fjalët e portierit Josep Martinez, i cili reflekton mbi pjesën e parë të sezonit, si për veten ashtu edhe për Inter:“Duam gjithmonë të fitojmë, të përmirësohemi dhe të shtojmë diçka të re në lojën tonë në çdo ndeshje, në mënyrë që të jemi në kulmin e formës gjatë momenteve vendimtare të sezonit.”
“Patjetër që duhet t’i shqyrtojmë paraqitjet tona në pjesët e para; jemi relaksuar në situata të caktuara dhe nuk mund ta lejojmë këtë. Megjithatë, jam i qetë sepse skuadra është e vetëdijshme për problemin dhe do të përqendrohemi për ta zgjidhur atë,” tha ai në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Jemi të fortë dhe mund të konkurrojmë me këdo, por për ta bërë këtë, duhet të shmangim dhënien e avantazhit ndaj rivalëve. Ndonjëherë gjërat shkojnë në favorin tënd, e ndonjëherë jo“, shtoi portieri spanjoll i Inter.