Faruk Statovci ka arritur më në fund të fitojë një ndeshje me Lepencin.
Fitorja 2:1 ndaj Tefik Çangës, ishte ajo që i duhej skuadrës kaçanikase e cila nuk pati një start aq të mirë në rikthimin e tyre në Ligën e Parë.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Ideal Ademaj dhe Altin Bytyqi për Lepencin.
Lepenci, me këtë fitore merr 7 pikë dhe largohet kështu nga zona e rrezikut.