Elbasani fiton pastër në miqësore

Futboll

Elbasani fiton pastër në miqësore

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 19:04
Bledi Shkëmbi

Në miqësoren e zhvilluar mes Elbasanit dhe Strugës, verdheblutë fituan 2-0. 

Ndërsa golat u shënuan nga Mazari dhe Gjeli. Paraqitje bindëse nga ekipi i drejtuar prej Ivan Gvozdenovicit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën e zhvilluar.

Të dyja ekipet shfrytëzuan pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të zhvilluar këtë “test”, përpara rifillimit të kampionateve respektive.

Kjo sfidë ishte edhe një “ritakim” mes trajnerëve Gvozdenovic dhe Bledi Shkëmbit. Vlen të përmendet se “timonieri” korçar ka drejtuar Tiranën në Superiore gjatë viteve 2024-2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat