Alban Dragusha largohet nga FC Ferizaj

Futboll

Alban Dragusha largohet nga FC Ferizaj

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2026 Në ora: 13:23
Alban Dragusha

Rezultatet e dobëta të Ferizajt në Ligën e Parë të Kosovës në futboll i kanë kushtuar shtrenjtë trajnerit Alban Dragusha.

Dragusha nuk është më kryetrajner i FC Ferizajt. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.

Pas javës së tetë, Ferizaj renditet në vendin e nëntë, me gjithsej 10 pikë të grumbulluara.

Pra, pas një starti jo të kënaqshëm të sezonit, klubi ka vendosur të ndahet nga trajneri Alban Dragusha.

“FC Ferizaj njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.

Pas një mirëkuptimi të ndërsjellë, palët kanë vendosur që bashkëpunimi të përfundojë në këtë fazë.

Klubi e falënderon trajnerin Dragusha për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në klub.

I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe e sigurojmë se do të ketë gjithmonë respektin e FC Ferizajt.

Faleminderit, Alban!”, ka njoftuar FC Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat