Mediumi kroat: Tragjedi dhe traumë për gjithë jetën!

Futboll

Mediumi kroat: Tragjedi dhe traumë për gjithë jetën!

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 14:09
Pamje nga ndeshja

Fajin e mbajnë të gjithë reprezentuesit kroat, në krye me trajnerin Biliç dhe stafin e tij, por golat e tregojnë më së miri atë që anglezët u bënë kroatëve në Rujevicë 0:7.

“Pasi e ndoqëm drejtpërdrejt në Rijekë “horrorin” në Rujevicë dhe u kthyem në Zagreb, programi televiziv ofronte tituj të ndryshëm interesantë.

Në një kanal ishte një emision sportiv me titull Skener 7, në një tjetër një film për hakmarrjen e Chuck Norrisit, i cili na kujtoi se anglezët ende nuk e kanë harruar goditjen që Sllaven Biliç, bashkë me “Vatrenët”, ua dha në mandatin e tij të parë në vitin 2007”, ka shkruar mes të tjera media kroate “Sportske Novosti”.

“Mungonte vetëm ndonjë James Bond, i famshmi 007, të cilin cinikët kroatë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes e pagëzuan me emrin e Biliç, që programi i natës të ishte i plotë.

Nata ishte shumë e shkurtër për t'i parë të gjitha këto, prandaj gjetëm diçka që i lidhte të gjithë këta tituj. Mazokisti brenda nesh na pëshpëriti: “Hajde të shohim se si dukej kjo ndeshje Kroaci–Angli për shumicën e kroatëve që e ndoqën drejtpërdrejt në televizion”

Horrori dhe tmerri nuk e humbën aspak forcën në përsëritje. Humbja më e thellë e Kroacisë në histori mbeti e tillë. Madje, ndjenja e shqetësimit të plotë vetëm sa u rrit”, ka shkruar më tej.

“Atmosferën në Rujevicë e shpëtonin më shumë se 6.000 fëmijë, për të cilët gjëja më e rëndësishme ishte të shihnin nga afër idhujt e tyre. Edhe pse Kroacia ishte krejtësisht e pafuqishme, fëmijët i duartrokitën nga tribunat.
Një djalë 11-vjeçar nga NK ZET i Zagrebit tha:

“Edhe mendoja se do të na mundnin lehtë, sepse ata janë shumë më të fortë se ne. Mendova 3:0 ose diçka të tillë, por kjo më befasoi pak”.

Ndërsa shoku i tij e pyeti babanë:

“Babi, a do të shkojmë edhe në ndeshjen Kroaci–Çeki në Osijek në nëntor?”.

Për fëmijët ishte një spektakël dhe një ndeshje që do ta kujtojnë përgjithmonë.

Edhe ne të tjerët do ta kujtojmë, sidomos për shkak të shpirtit të pathyeshëm të fëmijëve, por edhe për shkak të shqetësimit të madh që na shkaktuan reprezentuesit kroatë me paraqitjen e tyre.

Asgjë në televizion nuk dukej më bukur sesa drejtpërdrejt në stadium. Analiza e shtatë goditjeve angleze ndaj mbrojtjes së dobët kroate vetëm sa e bëri traumën edhe më të madhe”, shkruan media kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat