Italia ka rikthyer entuziazmin 

Futboll

Italia ka rikthyer entuziazmin 

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 15:10
Mancini

Dy ndeshje nuk mjaftojnë për të thënë se një kombëtare ka rilindur, por ato mund të shënojnë fillimin e diçkaje të re.
Italia ka rikthyer entuziazmin dhe besimin te vetja.

Tani sfida më e madhe është të mos kthehet prapa.

Sipas “La Gazzetta dello Sport:, rreziku tani është që Italia të mendojë se tashmë e ka arritur objektivin dhe se ka rikuperuar gjithçka që humbi gjatë viteve të fundit.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur me Italinë e Spallettit dy vite më parë. Në atë kohë, Italia mposhti Francën në Paris, duke fituar 3:1, por më pas e shpërdoroi atë rezultat në San Siro, me pasojat që dihen për rrugëtimin drejt Botërorit.

Por këtë herë ka diçka ndryshe.

Dy ndeshje radhazi me identitet, lojë, pika referimi, karakter dhe mentalitet tregojnë se Mancini, brenda vetëm disa javësh, ka arritur të hyjë në kokën e lojtarëve italianë, ashtu siç kishte bërë edhe gjatë ciklit të tij të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat