Medesta Uka shënon në fitoren e thellë në derbin e Austrisë.

Futboll

Medesta Uka shënon në fitoren e thellë në derbin e Austrisë.

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 15:46
Austria

Derbi i parë në konkurrencën e femrave në historinë e Vjenës përfundoi me një fitore të thellë të Austria së Vjenës.

Austria mposhti Rapidin me rezultat 6:0, në një ndeshje historike të zhvilluar para një numri rekord tifozësh.

Futbollistja nga Kosova, Modesta Uka, u paraqit titullare për Austrinë dhe u zëvendësua në minutën e 46-të.

“Në stadium ishin të pranishëm 2.359 spektatorë, numër rekord për një ndeshje të Bundesligës austriake të femrave.

Pas një pasimi në thellësi drejt Patricia Pfanner, Rapid nuk arriti ta largonte topin nga zona e rrezikut. Elisa Pfattner priti në prapavijë dhe me një goditje të saktë shënoi për 1:0.

Rapidi tentoi të reagonte, por pati shumë pak raste të rrezikshme përpara portës së Austrisë.

Pas rreth gjysmë ore lojë, vendaset dyfishuan epërsinë. Louise Schoffel depërtoi nga krahu i djathtë dhe dërgoi një top të fortë në qendër, ndërsa Modesta Uka vetëm duhej ta shtynte topin në rrjetë për 2:0”, ka shkruar media austriake “Heute”.

Në minutën e 35-të, Austria shënoi edhe golin e tretë.

Pas një goditjeje të lirë të Austrisë, topi u devijua nga Leidler dhe përfundoi në portën e Rapidit.

Pas pushimit, situata u bë edhe më e vështirë për Rapidin.

Kapitenia Sandrina Haupt mori kartonin e dytë të verdhë pas një tjetër ndërhyrjeje dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 70-të, Schiffel asistoi përsëri nga krahu, ndërsa Sandra Jakobsen shënoi për 4:0.

Vetëm tri minuta më vonë, erdhi edhe goli më spektakolar i ndeshjes. Sisic ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje të lirë dhe e çoi rezultatin në 5:0.

Në minutën e 85-të, Patricia Pfanner shënoi golin e gjashtë dhe vulosi fitoren historike të Austrisë.

Pas javës së tetë, Austria e zë vendin e 3-të me 22 pikë, tre më pak se liderja St. Polten dhe Rapid është në të në tetin me 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat