Joseph Ikechukwu është zyrtarisht lojtari i ri i Elbasanit.
Mbrojtësi i krahut të majtë u prezantua pak minuta më parë nga ana e klubit verdheblu dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar në prapavijë për trajnerin Ivan Gvozdenovic.
Për Ikehukwu do të jetë eksperienca e tij e parë në Shqipëri, 20-vjeçari mbylli së fundmi përvojën me FK Spartak Subotica, ekip që militon në ligën e dytë për nga rëndësia në Serbi.
Një “goditje” e rëndësishme për nënkampionët, të cilët do të bëjnë rikthimin në Superiore fundjavën e ardhshme në sfidën përballë Vorës, e cila do të luhet të shtunën, më 10 tetor, ora 18:30.