Futbollisti Xherdan Shaqiri u lëndua në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën mes Baselit dhe Winterthurit.
Klubi i Baselit ka bërë të ditur se kapiteni i skuadrës pësoi një lëndim në dorë në një duel. Shaqiri u dërgua në spital, ku plaga iu qep, ndërsa më pas u lirua menjëherë nga spitali.
Baseli ka njoftuar se gjendja e Shaqirit do të monitorohet nga dita në ditë.
Ndeshja përfundoi me fitoren e thellë të Winterthurit, 7:3..