Ish-ylli i Realit, Dani Carvajal ka gjetur skuadrën e tij të re.
Ai do të mbes në Spanjë dhe në Madrid, pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Getafes.
Carvajal, do të bashkohet si transfer i lirë teksa e pret edhe miratimin e La Ligës për këtë lëvizje.
Ai së fundi ishte pjesë e “Los Blancos” për 13 vite, duke e fituar statusin e legjendës pasi fitoi trofe të mëdha, ndër to Champions League e La Liga.