​Turqia pritet ta shkarkojë trajnerin

Futboll

​Turqia pritet ta shkarkojë trajnerin

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 11:26
Vincenzo Montella

Sipas mediumit turk “Fotomaç”, Federata Turke e Futbollit (TFF) ka marrë vendim për t’i ndarë rrugët me Vincenzo Montellan, pas rezultateve të dobëta të fundit. Mediumi raporton se tashmë po diskutohet edhe kompensimi që trajneri italian do të marrë nga federata.

Raportime në të njëjtën linjë kanë publikuar edhe Yeni Şafak dhe beIN SPORTS Türkiye, duke bërë të ditur se e ardhmja e Montellas pritet të vendoset në mbledhjen e TFF-së. Sipas beIN SPORTS, mbledhja e rëndësishme pritet të mbahet të premten, ndërsa kontrata e Montellas është e vlefshme deri në EURO 2028.

Situata u përkeqësua pas humbjes 3-1 ndaj Italisë më 5 tetor. Turqia ka humbur katër ndeshjet e para në Ligën e Kombeve në Ligën A dhe aktualisht është pa pikë.

Madje, Montella është paraqitur dje në qendrën e TFF-së në Riva për një takim me drejtuesit e federatës, ndërsa tifozët kishin kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultateve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat